Prapa\Filmat\Filmat e Edicionit të 4-të\Mahir Musliu - Skank Ak 47 EN > 

Skank Ak 47


SINOPSIS:
Në një katund malor në Sharr të Kosovës disa ndihma të dhuruara shndërrohen në
skandal. Pulat e ndihmave (të infektuara me virusin H5N1) ia infektojnë pulat
një katundari. Nga kjo “murtajë” arrijnë të shpëtojnë vetëm dy pula dhe pronari i
tyre.

BIOGRAFIA:
Mahir Musliu ka lindur në vitin 1978 në Bresan (Opojë).
Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje dhe Prizren.
Tani është në fazën përfundimtare të studimeve për regji filmi, në klasën e
prof. Isa Qosja në Universitetin e Prishtinës.